Rivleresimi i Pronës - RemaxPerla

Përllogarit taksën 5% dhe merr ndihmë profesionale nga RemaxPerla

Kalkulatori i Taksës 5%

Konvertim EUR → LEK

Kursi zyrtar në vite
  • 2015 — 139.72
  • 2016 — 137.38
  • 2017 — 135.07
  • 2018 — 128.4
  • 2019 — 123.05
  • 2020 — 123.63
  • 2021 — 122.88
  • 2022 — 120.5
  • 2023 — 111.75
  • 2024 — 102.65
  • 2025 — 100
  • 2026 — 95

Si të përdorni Kalkulatorin e Taksës 5%

Vlera Aktuale e Pronës Tuaj

Vendosni vlerën e tregut të pronës tuaj. Gjithmonë bëhet fjalë për LEK të reja.

Vlera e Regjistruar e Pronës

Vendosni çmimin e blerjes së pronës tuaj ose çmimin që është regjistruar në hipotekë herën e fundit. Kjo mund të shihet tek kartela e pasurisë së pronës tuaj.

Konvertimi i Vlerës nga Euro në LEK

Nëse vlera e regjistruar në kartelën tuaj është e shënuar në Euro, do të konvertoni vlerën në Euro të vitit që është regjistruar me kursin që ka qenë në atë kohë.

Shembull:

Vlera e regjistruar e pronës në vitin 2015 ka qenë 100,000 Euro.
100,000 Euro × 139.6 (kursi i këmbimit në 2015) = 13,960,000 Lekë.

Gjithmonë konvertimi në Lekë bëhet me kursin e vitit të regjistrimit të vlerës së pronës në hipotekë (ASHK).

Pyetje dhe Përgjigje

Çfarë është rivlerësimi i pronës?

Rivlerësimi është një proces i hapur nga qeveria që u jep mundësi pronarëve të përditësojnë vlerën e pronës së tyre sipas çmimit real të tregut sot. Herën e fundit që u dha një lehtësi kaq e madhe ishte në vitin 2020, kur taksa e rivlerësimit zbriti deri në 3%. ⭐ Pse ka kaq shumë rëndësi rivlerësimi? Sepse në momentin që vendosni ta shisni pronën, tatimi që paguani ndryshon ndjeshëm: Pa rivlerësim: paguani 15% tatim mbi fitimin. Me rivlerësim: paguani vetëm 5%. ✨ Me fjalë shumë të thjeshta: ju kurseni trefish më shumë duke bërë rivlerësimin sot. 💡 Përfiton edhe nëse nuk shisni tani Rivlerësimi është i vlefshëm jo vetëm për ata që duan të shesin menjëherë. Edhe nëse e mbani pronën për vite të tjera, ju: ulni tatimin që do të paguani në të ardhmen e mbroni investimin tuaj e siguroni që prona të jetë e deklaruar me vlerën e saj të vërtetë në sistem Me pak fjalë: është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të sigurta për të kursyer para në të ardhmen..

Si funksionon procesi i rivlerësimit?

Hapi 1 – Vlerësimi i pronës me çmim tregu Një ekspert i licencuar vlerësimi (si ne) kryen inspektimin dhe përcakton vlerën aktuale të pronës. Hapi 2 – Aplikimi tek AKSHI Akti i vlerësimit ngarkohet në portalin e AKSHI-t së bashku me dokumentet e pronës. Ky është aplikimi zyrtar për rivlerësimin. Hapi 3 – Pagesa e taksës 5% Pas miratimit nga AKSHI, lëshohet fatura e tatimit 5%. Fatura duhet të paguhet në bankë brenda 7 ditëve nga aplikuesi. Hapi 4 – Rifreskimi i kartelës së pronës Pasi kryhet pagesa, kartela e pronës përditësohet me vlerën e re të tregut, e cila bëhet zyrtare në sistem.

Udhëzuesi për Vendosjen e Vlerave në Kalkulatorin e Rivlerësimit

📌 Vlera Aktuale e Pronës Tuaj Vendosni vlerën e tregut të pronës suaj në LEK të reja. Kjo është vlera që prona ka sot sipas çmimeve aktuale të tregut. 🗂️ Vlera e Regjistruar e Pronës Shkruani çmimin e blerjes së pronës ose vlerën që është regjistruar në hipotekë herën e fundit. Këtë informacion e gjeni te kartela e pasurisë në ASHK. 💱 Konvertimi i Vlerës nga Euro në Lekë Nëse vlera e regjistruar në kartelën tuaj është shënuar në Euro, atëherë duhet ta konvertoni në Lekë me kursin zyrtar të vitit kur është bërë regjistrimi. 🧮 Shembull i Thjeshtë Vlera e regjistruar në vitin 2015: 100,000 € Kursi i këmbimit në vitin 2015: 1 € = 139.6 Lekë ➡️ 100,000 € × 139.6 = 13,960,000 Lekë Pra, në kalkulator vendosni 13,960,000 Lekë si vlerën e regjistruar të pronës. 📍 Kujdes i Rëndësishëm Konvertimi gjithmonë bëhet me kursin e vitit të regjistrimit të pronës në ASHK, jo me kursin e sotëm.

Cilat jan Dokumentat e Nevojshme për Raport Vlerësimi?

1. Dokumentet e Pronësisë Certifikata e Pronësisë (e domosdoshme) Kartelë e Pasurive Harta Treguese 2. Dokumente Teknike Planimetria e objektit Plan rilevimi truallit (për toka, parcela, vila) 3. Dokumente Teknike Karta e identitetit e pronarit/es (e domosdoshme) NIPT (nëse prona është në emër të një subjekti juridik.

Pse duhet të bëj rivlerësimin?

Sepse paguan më pak taksë! Në vend të 15% mbi fitimin real, paguan vetëm 5% të diferencës midis vlerës së blerjes dhe vlerës aktuale.

Kush ka të drejtë të bëjë rivlerësimin?

Çdo individ ose person juridik që ka një pasuri të paluajtshme të regjistruar.

A mund të bëhet për prona pa certifikatë pronësie?

Jo. Prona duhet të jetë e regjistruar dhe me dokumentacion të rregullt.

A mund të bëhet për prona me hipotekë/kredi?

Po, lejohet edhe kur prona ka barrë hipotekore.

Si përcaktohet vlera e re e pronës?

Përmes aktit të vlerësimit të përgatitur nga një ekspert i licencuar.

Sa është taksa e rivlerësimit?

5% e diferencës: Vlera e tregut sot – Vlera e blerjes në certifikatë.

Ku kryhet rivlerësimi?

Tek ASHK, pas dorëzimit të aktit të vlerësimit dhe dokumenteve të pronës.

Sa kohë zgjat?

Zakonisht përfundon brenda disa ditësh, sipas ngarkesës së ASHK.

A e ul rivlerësimi taksën kur ta shes pronën?

Po. Zakonisht ul mijëra euro nga tatimi final.

A mund të bëhet më shumë se një herë?

Po, nëse vlera e tregut ndryshon dhe ka fushta të reja nga qeveria.

A mund ta bëj rivlerësimin edhe nëse s’kam ndërmend ta shes pronën?

Po. Është i dobishëm për të ulur tatimin në të ardhmen.

A ndikojnë sipërfaqet reale ose diferencat në plan?

Po. Eksperti i përfshin në raport çdo mospërputhje.

A ka kosto përveç taksës 5%?

Po, vetëm tarifa e ekspertit vlerësues.

Mund ta bëjë një përfaqësues në emrin tim?

Po, me prokurë të posaçme.

Kontakt

Na Kontaktoni
Adresa & Kontakti

📍 Adresa e Zyrës
Rr. “Frang Bardhi” (pranë Kristal Center), Tiranë

📞 Numrat e Kontaktit:
+355 67 407 4444
+355 69 608 2222

🎯 Motoja jonë
Ne i japim vlerë pronës tuaj!

E-mail:
info@perla.al

Instagram:
vleresuespronash
broker_perlarealestate

Harta për Drejtim

Klikoni për udhëzime:

Hap Google Maps
Embed Map